Vorë| Ikën dritat, mbërritën vëzhguesit nga Këshilli i Evropës

Në një qendër votimi në Vorë ka ikur energjia elektrike.

Nga momenti i fikjes së dritave, pajisjet për identifikimin dhe votimin elektronik do të mund të funksionojnë për 2 orë pa bateri, më pas do të fiken.

Fatmirësisht kjo situatë nuk ka zgjatur shumë dhe procesi i votimit nuk është cenuar.Ndërkohë të pranishëm kanë qenë dhe vëzhgues nga Këshilli i Evropës që vazhdimisht kanë pyetur komisionerët për ecurinë e votimit dhe korrektësinë në proces.

Të Fundit