Vladimir Putin feston sot 70-vjetorin, rusët do t’i luten Zotit dy ditë resht për shëndete jetëgjatësi

Presidenti rus Vladimir Putin feston ditëlindjen e tij të 70-të më 7 tetor.

Jubileu vjen në një kohë kur lideri gjithnjë e më autoritar përballet me disa nga sfidat më të frikshme të dy dekadave të tij në pushtet.

Putin ka mbi 23 vjet si president apo kryeministër.

Në Rusi do të mbahen dy ditë speciale lutjesh për rastin e ditëlindjes së presidentit rus, Vladimir Putin, i cili feston sot 70-vjetorin e lindjes.

Ditëlindja e Putinit nisi sot me lutje nga Patriarku Ortodoks Rus Kirill, i cili i bëri thirrje qytetarëve që të luten për shëndetin e udhëheqësit kryesor të Rusisë që nga Josef Stalin deri të lideri aktual, Vladimir Putin.

Patriarku rus u ka kërkuar qytetarëve të bëjnë dy ditë lutje në nder të Putinit, në mënyrë që Zoti t’i japë presidentit rus shëndet dhe jetë të gjatë.

“Ne lutemi për ju, për kreun e shtetit rus, Vladimir Vladimirovich, dhe ju kërkojmë t’i jepni atij mëshirën dhe bujarinë tuaj të pasur, t’i jepni shëndet dhe jetëgjatësi dhe ta çlironi nga të gjitha rezistencat e dukshme dhe të padukshme”, tha Kirill në lutjen e tij.

Të Fundit