Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje nga lista “Guxo”, Vjosa Osmani është zgjedhur Presidente e Kosovës.
Osmani u zgjodh në raundin tretë që ishte final për përcaktimin e presidentit të ri të vendit, pasi në 2 raundet e para nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme, në raundin e tretë ajo ka arritur të fitojë ndaj kandidatit tjetër Nasuf Bejta, duke u zgjedhur në krye të shtetit për 5 vitet e ardhshme.