E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar! I mbylli gazetarët e Stop në zyrë, kameramani u godit! Tani noterja në burg
Aktualitet

Vjosa Osmani: Serbët kishin qëllim ta zhduknin popullin shqiptar nga faqja e dheut

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe në Çikatovë të Vjetër në komunën e Drenasit, ku ushtria serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75-vjeçarë.

Osmani tha se kjo masakër tregon se qëllimi i serbëve ishte shfarosja e kosovarëve nga faqja e dheut, njofton Klan Kosova.

“Jemi këtu për të nderuar të gjitha viktimat e masakrës së 17 prillit në Çikatovë të Vjetër. Por, edhe të gjithë dëshmorët e të rënët e këtij fshati, të gjithë martirët të cilët ranë më mënyrë që ne sot ta gëzojmë lirinë”.

“Është një prej masakrave më mizore, më të tmerrshme të luftës së fundit në Kosovë e cila e dëshmon qartë qëllimin shfarosës që Serbia e kishte ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Kushdo që mund të ketë dyshime rreth këtij qëllimi mjafton që të vijë këtu në Çikatovë të Vjetër pastaj të shkojë edhe në Poklek dhe ta shoh se si serbët nuk kursyen as më të vjetrit e nuk kursyen as fëmijët e vegjël për të treguar kështu që qëllimi i tyre nuk ishte vetëm spastrimi etnik por ishte që ta zhduk popullin shqiptar nga faqja e dheut”, tha Osmani.

Presidentja tutje tha se e kemi si borxhin më të lartë njerëzor që të sigurojmë drejtësi për secilin të rënë.

“Ne që sot jemi të gjallë falë sakrificës së atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, e kemi borxhin më të lartë njerëzor që të sigurojmë drejtësi për secilin prej tyre sepse vetëm ditën kur të ketë drejtësi për të gjithë të rënët për lirinë tonë atëherë edhe paqja dhe stabiliteti në rajonin tonë do të jetë i mundur”, tha presidentja Osmani.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑