Vjosa Osmani merr zyrtarisht detyrën si Presidente e Kosovës

Në një ceremoni të thjeshtë, të diktuar nga masat shtrënguese anti-COVID, Vjosa Osmani mori sot zyrtarisht detyrën si Presidente e Kosovës.

E shoqëruar nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, asaj iu dorëzua në shenjë simbolike Kushtetutën e Kosovës, të cilën gjatë pesë viteve të ardhshme ajo do të garantojë respektimin e saj.

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti, teksa nuk munguan as familjarët, ku ranë në sy edhe prezenca e bashkëshortit Prindon Sadriu dhe dy vajzave binjake të çiftit Osmani-Sadriu.

Ceremonia zyrtare e marrjes së detyrës së presidentit në Kosovë shoqërohet me një vizitë nderuese në Varrezat e Dëshmorëve dhe në varrin e ish-Presidentit Ibrahim Rugova.

Osmani është gruaja e dytë që do të drejtojë shtetin e Kosovës pas Atifete Jahjaga. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit ajo mori mbi 300 mijë vota, ndërsa në Kuvend, në një seancë, gjithashtu të jashtëzakonshme, mori 71 vota në raundin e tretë.

Të Fundit