Vjedh tapetin e përfundon në koma, nëna: Mjeket i dhanë metadon!

Lulzim Mehmeti është kunati i Jani Rustemit, të riut që u arrestua me 12 prill nga Komisariati nr 2, për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atleteve. Ai tregon, se Jani ka qëndruar në dhomat e paraburgimit dhe pas 72 orëve iu dha masa e arrestit. E ëma, Pranvera Rustemi, shprehet se në 29 prill i shkojnë 2 policë civilë në shtëpi, të cilët i thanë, se djali ishte shtruar në QSUT për një ftohje. Por Pranvera tregon, se në spital ajo pa, se djali ishte në gjendje kome, pasi sipas saj, i kishin dhënë metadon. Familjarët thonë, se kanë bërë denoncim në Komisariatin numër 3 për mjekim të pakujdesshëm.Për këtë rast, pyesim Drejtorin e Policisë Tiranë, Tonin Vocaj, i cili thotë, se pretendimet e familjarëve do të ndiqen me seriozitet dhe për mjekun do të vendosë mjeksia ligjore.

Për rastin e të riut Jani Rustemi, i cili është në koma në ambientet e QSUT-së, drejtohemi në komisariatin numër 3. Drejtuesi Altin Lila, thotë, se është marrë denoncimi i familjes për mjekun, për mjekim të pakujdesshëm dhe i është përcjellë Agjensisë së mbikqyrjes policore.Ky institucion ia ka cuar materiale prokurorisë. Nga ana tjetër, Avokati i Popullit Ahmet Premçi, thotë, se ka nisur hetimin edhe institucioni, që ai drejton.

Të Fundit