Izraeli prodhon fileton e parë të peshkut në laborator

Mishi i kultivuar në laborator po përhapet gjithmonë e më shumë e duket sikur në një të ardhme do jetë diçka e zakonshme.

Pjesa më e madhe e fokusit të industrisë deri më tani ka qenë në mish viçi, pulë, derri dhe biftek. Me përjashtim të një startupi që po punonte për salmonin e rritur në laborator, peshqit janë lënë kryesisht jashtë këtij fokusi.

Por së fundmi një kompani izraelite e quajtur “Steakholder Foods” njoftoi se kishte printuar 3D një fileto peshku gati për t’u gatuar duke përdorur qeliza të rritura në një bioreaktor. Kompania thotë se peshku është i pari i këtij lloji në botë dhe ata po synojnë të komercializojnë bioprinterin 3D të përdorur për ta krijuar atë. Steakholder Foods nuk prodhoi qelizat e peshkut që përdori për të printuar fileton. Ata bashkëpunuan me Umami Meats, një kompani me bazë në Singapor që punon në prodhime deti të kulturuara. Umami krijoi qelizat e peshkut në të njëjtën mënyrë që kompanitë si Believer Meats dhe Good Meat krijojnë mish pule ose viçi të rritur në laborator: ata nxjerrin qeliza nga një peshk (në një proces që nuk e dëmton atë) dhe i përziejnë ato qeliza me një koktej lëndësh ushqyese për të.

“Steakholder Foods” merr qelizat e grumbulluara dhe i vendos ato në një “bio-bojë” që përmban gjithashtu përbërës me bazë bimore (kjo është kryesisht për shkak të kostos më të lirë të përbërësve bimorë, gjë që ul koston përfundimtare të filetos së peshkut). Shtresat e qelizave vendosen njëra pas tjetrës, fileto rritet derisa të marrë pamjen e asaj që jemi mësuar të konsumojmë.

Një avantazh i shtuar i procesit të printimit 3D është se i jep filetos një strukturë të krisur, ashtu si peshku i vërtetë kur është gatuar mirë. Lloji i peshkut të përdorur për këtë fileto ishte “grupi”, një peshk “me gojë të madhe me trup të rëndë” që priret të jetojë në dete të ngrohta. Umami thotë se “grupi” i saj i rritur në laborator është më i shëndetshëm se versioni natyral në oqean pasi nuk përmban asnjë nga antibiotikët, merkurin ose mikroplastikën që fatkeqësisht mund të gjenden te peshqit e egër dhe të kultivuar.

Kompania shpreson të sjellë produktet e saj të para në treg vitin e ardhshëm, duke filluar në Singapor dhe më pas në SHBA dhe Japoni.

Të Fundit