Vjedh pensionet, drejtori i del në krah: “Do i dëmshpërblejë pensionistët”

Në dhjetor 2021 ishim në Lac për problemin e bashkëshortëve Grimci, të cilët treguan, se një punonjëse e postës u kishte vjedhur nga 2 muaj pension. E megjithëse e provuam, se kishte patur vjedhje, drejtori i postës Lac, nuk e pranoi dhe e zgjidhi situatën, duke u dhënë pensionistëve paratë e munguara.Dy vjet më pas, një tjetër denoncim na vjen për postën e Lacit, zyra e Sanxhakut, ku sërish Lindita Bushi, ka marrë 5 muaj pension të nënës së Lindita Nikollit, denoncueses në redaksinë tonë.Drejtori i filialit të Lacit, Dilaver Lita, në vitin 2021 na tha, se punonjësja ka patur probleme me shikimin, por nuk ka patur vjedhje. Në fakt pas dy vjetësh, punonjësja në fjalë është në gjykatë për veprën penale “vjedhje e kryer, duke shpërdoruar detyrën”. Sot drejtori thotë, se me t’u shprehur Gjykata, Posta Shqiptare do dëmshpërblejë një për një pensionistët.

Të Fundit