E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Aktualitet

Viti i ri shkollor, Basha premton drekë falas për fëmijët kur të jetë në qeveri

Deputeti Lulzim Basha, ka uruar nxënësit dhe mësuesit për fillimin e vitit të ri shkollor. Me anë të një postimi në facebook, ai uron që ky vit të jetë një rrugëtim i sukseshëm.

Basha shprehete se investimi në arsim është jetik për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit dhe për këtë programi i Demokratëve Euroatlantikë synon një reformimi të thellë të shkollave, duke i kthyer në ambjente ku fëmijët kalojnë pjesën më të madhe të ditës.

Me drekën e garantuar në të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, si dhe përmes kurseve në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit, gjuhëve të huaja, klasave të artit dhe sportive deri në orën 16:00, sipas Bashës do të krijohen kushtet për një zhvillim të shëndetshëm të brezave të rinj.

Postimi i plotë i Bashës:

Urime të përzemërta për nxënësit që sot nisin vitin e ri shkollor.
Dita juaj e parë e shkollës qoftë fillimi i një rrugëtimi të sukseshëm!
Urime për mësuesit, që me përkushtim dhe dhembshuri, përmbushin misionin fisnik të edukimit të brezave. Urime për prindërit, që përmes punës dhe sakrificave investojnë te arsimimi i fëmijëve për t’u dhënë atyre të ardhmen që meritojnë.

Investimi në arsim është jetik për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit, prandaj me përkushtim ndaj brezave të rinj, të bindur se mësimdhënia dhe të nxënët cilësor është një e drejtë themelore, të vendosur për të ndihmuar familjet shqiptare, programi i Demokratëve Euroatlantikë synon një reformimi të thellë të shkollave, duke i kthyer në ambjente ku fëmijët kalojnë pjesën më të madhe të ditës.

Me drekën e garantuar në të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, si dhe përmes kurseve në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit, gjuhëve të huaja, klasave të artit dhe sportive deri në orën 16:00, do të krijojmë kushtet për një zhvillim të shëndetshëm të brezave të rinj, duke i dhënë mjetet materiale dhe kulturore për të realizuar potencialin e tyre si qytetarë produktivë e të përkushtuar në zhvillimin e shoqërisë shqiptare.

Suksese të gjithëve!

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑