VIDEO| Performoi me flamurin serb hedhur krahëve, “kryqëzohet” nga fansat Rita Ora

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është vënë në qendër të kritikave pasi performoi me një flamur të Serbisë në dorë.

Rita ishte duke performuar në Hungari të shtunën mbrëma në Festivalin e të Rinjve në Szeged, kur iu hodh nga fansat një flamur i Serbisë.

Këngëtarja e mori flamuri dhe e vendosi në krah, gjest që ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale.

Video e cila ka bërë xhiron e rrjetit, ka marrë pafund reagime nga komentues shqiptarë, të cilët e kanë “kryqëzuar” Rita Orën për këtë gjest.

Të Fundit