VIDEO| Momenti kur superjahti mbytet në brigjet e Italisë

Pamjet e momentit kur një superjaht u mbyt plotësisht në Detin Mesdhe janë publikuar nga roja bregdetare italiane.

Jahti 40 metra i gjatë u gjend në vështirësi rreth 15 km larg Marinës Catanzaro në Itali.

Roja bregdetare italiane shpëtoi të nëntë personat në bord, katër pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit.

Jahti po shkonte nga Gallipoli në Milazzo kur u fundos. Ende nuk dihet arsyeja e mbytjes së mjetit luksoz ujor.

Të Fundit