U shpall kampione europe, nis ceremonia tek Kryeministria, Luiza Gega: Jam shumë e emocionuar

Luiza Gega vendosi një rekord të ri në kampionatin europian. Ka nisur edhe ceremonia për sportisten Gega përpara Kryeministrisë.

Në një komunikim të shkurtër sportistja u shpreh se ndjehet shumë e emocionuar.

“Jam shumë e emocionuar”, ka thënë ajo.

Qytetarët e presin me duartrokitje dhe brohoritje.

“Është një kampione dhe duhet të vlerësohet nga shteti”, është shprehur një qytetar.

Kryetari i KOKSH, Fidel Ylli falënderoi sportisten Luzia Gega dhe trajnerin e saj.

“Bashkë me federatën e atletikës u bë e mundur që sportistes t’i krijohen mundësi të mira.

Të Fundit