“Nëse më sheh, po qan”, tharja e lumit Elba në Republikën Çeke, dalin gurët nga e kaluara – Stop
Të Gjitha

“Nëse më sheh, po qan”, tharja e lumit Elba në Republikën Çeke, dalin gurët nga e kaluara

“Nëse më sheh, po qan”. Kjo është ajo që lexohet e gdhendur në një gur që doli nga ujërat e lumit Elba, në Republika Çeke.

Një mesazh nga e kaluara që uji e ka mbajtur ndër shekuj derisa u rishfaq tani, falë uljes drastike të nivelit të lumit për shkak të thatësirave të muajve të fundit.

Quhen “gurët e urisë” dhe janë gdhendje të lashta të mbetura ndër shekuj në fund të lumenjve në të gjithë Europën Qendrore për të paralajmëruar pasardhësit për rrezikun e urisë për shkak të thatësirës.

“Gurët e urisë” janë një përkujtim i së shkuarës i shekullit të 17-të, por edhe një mesazh për brezat e ardhshëm. Të vendosur në lumenj, ato kanë funksionin e raportimit të nivelit të ujit dhe paralajmërimin se kur niveli bie deri në pikën për t’u bërë shqetësuese.

Të mbjellat e këqija, mungesa e ushqimit ose çmimet e larta: Pikërisht në këto kushte i referohet shprehja “Nëse më sheh, po qan”.

“Guri i urisë” i parë u gjet nga Greenpeace në vitin 2018, në Gjermani. Atë vit thatësira ishte veçanërisht intensive dhe lumi Elba nuk arriti nivelet më të ulëta për të paktën gjysmë shekulli.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *