E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Bota

Video/Dy vajza të reja hedhin supë domatesh mbi pikturën e famshme të Van Gogh

Dy vajza të reja kanë hedhur supë domatesh në një nga pikturat më të famshme të Vicent van Gogh “Lulet e Diellit”, që ndodhet në Galerinë Kombëtare të Londrës.

Protestueset nga grupi i fushatës “Just Stop Oil” hodhën përmbajtjen e dy kanaçeve me supë domate Heinz mbi pikturën, e cila, sipas grupit, ka një vlerë prej 84.2 milionë dollarë.

Sikurse shfaqet në video, pas këtij veprimi, dy vajzat kanë vendosur dorën në murin poshtë pikturës.

Në një deklaratë të postuar në Twitter, Galeria Kombëtare konfirmoi incidentin në dhomën 43, ku ishte ekspozuar “Sunflowers”, ndërsa shtoi se piktura ka mbetur e padëmtuar.

“Ka disa dëmtime të vogla në kornizë, por piktura është e padëmtuar,” tha ai. Në një postim të mëvonshëm, galeria shpjegoi se piktura ishte me xham dhe për këtë arsye ishte e mbrojtur.

Protestueset u arrestuan nga autoritetet londineze për veprën penale “dëmtim kriminal dhe shkelje të rëndë”.

Incidenti i së premtes është i fundit në një seri protestash që synojnë veprat e famshme të artit në një përpjekje për të tërhequr vëmendjen për ndikimin e lëndëve djegëse fosile në ndryshimet klimatike.

Aktivistët kanë bllokuar gjithashtu urat dhe kryqëzimet në të gjithë Londrën gjatë dy javëve të protestave.

Vala e demonstratave vjen ndërsa qeveria britanike hap një raund të ri licencimi për kërkimin e naftës dhe gazit të Detit të Veriut, pavarësisht kritikave nga ambientalistët dhe shkencëtarët që thonë se masa minon angazhimin e vendit për të luftuar ndryshimet klimatike.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑