Video/ Dy punonjës policie dhunojnë dhe shajnë qytetarin, nisin hetimet

“Stop” ka siguruar një video ku dy punonjësit e policisë shfaqen duke dhunuar dhe duke përdorur fjalor jo etik ndaj një qytetar.

Siç shihet në video, dy policët kanë shtrirë në tokë qytetarin dhe ushtrojnë dhunë ndaj tij.

Ndërkohë në lidhje me ngjarjen ka ardhur dhe reagimi i policisë , duke thënë se kanë nisur hetimet për të dy efektivët për veprimet e tyre, si dhe për fjalorin joetik të përdorur gjatë përmbushjes së detyrave të tyre.

Policia bën me dije ndër të tjera se më datë 26 qershor  janë arrestuar shtetasit E.D., 27 vjeç dhe  G. S., 26 vjeç, pasi gjatë kontrolleve fizike, 27-vjeçarit i është gjetur një mjet prerës (thikë), ndërsa shtetasit G. S. i është gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, te dy këta shtetas kanë përdorur forcën kundër punonjësve të Policisë, për t’i ndaluar të kryejnë veprimet procedurale për rastin.

“Drejtoria e Standardeve Profesionale të DPPSH dhe AMP-ja, menjëherë sapo kanë marrë njoftim në lidhje me komunikimin joetik të punonjësve të Policisë, më datë 27.06.2023 kanë nisur hetimin administrativ  për këta punonjës policie që shfaqen në këtë video, për veprimet e tyre, si dhe për fjalorin joetik të përdorur gjatë përmbushjes së detyrave funksionale”- njofton policia.

Policia e Shtetit falënderon median dhe qytetarët që denoncojnë raste të paligjshmërive të ndryshme, si dhe i siguron ata se strukturat vendore dhe qendrore të Policisë, do të reagojnë menjëherë, me paanshmëri dhe konform ligjit.

Të Fundit