Java Spanjolle nis me koncertin e Enrique Iglesias, Rama fton qytetarët t’i bashkohen në sheshin “Skënderbej”

Sot nis “Java Spanjolle” dhe ashtu siç është njoftuar ajo do të hapet me një koncert madhështor të këngëtarit të njohur botëror Enrique Iglesias, që do të organizohet në sheshin “Skënderbej” sonte.

Rama nëpërmjet një postimi në “facebook” i bën ftesë të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen koncertit.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES

dhe me ftesën për t’u bashkuar sot në koncertin e madh në sheshin “Skënderbej” të këngëtarit të njohur botëror të muzikës latine Enrique Iglesias, në nisje të Javës Spanjolle, ju uroj një ditë të mbarë.

Të Fundit