VIDEO/ Dropullitet e qerasin me llokume, Rama u flet greqisht: “Kalimera”

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në fshatin Peshkëpi të Dropullit në Gjirokastër teksa vizita ka qenë në kuadër të fushatës elektorale.

Në nisje të takimit, teksa po zinin vendin bashkë me kandidatët për deputetë të këtij qarku, kryeministri dhe të pranishmit janë qerasur me llokume nga dy vajza të veshura me veshjet tradicionale të kësaj zone minoritare.

Ajo që bie në sy është fakti që pasi merr llokumen, Rama i falënderon vajzat në gjuhën greke.

‘Ευχαριστώ’(Faleminderit) thotë Rama, ndërsa më pas shijon llokumen. Ndërkohë që teksa merr fjalën, kryeministri përshëndeti të pranishmit në takim nësërish në gjuhën greke : “Përshëndetje të gjithëve’, duke e përsëritur dy herë për të nënvizuar faktin nëse po e thoshte mirë apo jo.

Të Fundit