VIDEO/Biden bëhet sërish viral,nuk gjen dot daljen nga skena pas mitingut në Pittsburgh

Një video e Presidentit të SHBA, Joe Biden është bërë sërish virale në mediat sociale. Sikurse shfaqet në pamjet e publikuara nga Daily Mail, Biden duket se ka patur vështirësi për të dalë nga një skenë ku po mbante një fjalim në një tubim në Pittsburgh, vetëm një muaj pas një gafe të ngjashme pas një fjalimi në Kombet e Bashkuara.

Pasi mbaroi fjalimin, 79 vjeçari u pa duke u kthyer nga e djathta e tij për të dalë nga skena, ndërsa ndalet për të folur me ekipin e tij. Menjëherë pas kësaj, ai u rrotullua dhe doli nga skena në anën e majtë.

Presidenti amerikan ndodhej në Pittsburgh për të inspektuar punimet në rindërtimin e urës Fern Hollow që ka një kosto prej 25.3 milionë dollarësh. Ura u shemb në janar, duke plagosur 10 dhe duke “gëlltitur” disa makina.

Rindërtimi i urës supozohet të bëhet deri në fund të vitit, një arritje që Biden e theksoi si mbresëlënëse.
“Normalisht, do të duheshin dy deri në pesë vjet për të rindërtuar një urë të tillë”, tha Biden. “Për Krishtlindje, dashtë Zoti, unë do të vij të eci mbi këtë urë.”

Të Fundit