Video/Berlin, makina përplas turmën, 1 i vdekur dhe disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Gjermani. Të paktën një person humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën pasi një makinë u përplas me një turmë njerëzish në rrethin perëndimor të Berlinit, në Charlottenburg.

Shërbimet e urgjencës u thanë gazetarëve se incidenti kishte ndodhur rreth orës 10:30 të mëngjesit me orën lokale (8:30 UTC).

“Aktualisht rreth 60 personel të urgjencës janë në vendngjarje”- shkroi zjarrfikësja e Berlinit në Twitter.

Zëdhënësi i policisë së Berlinit, Martin Dams tha se shoferi i automjetit është ndaluar.

Ishte e paqartë nëse incidenti ishte rezultat i një aksidenti apo shoferi ishte përplasur qëllimisht me turmën, tha Dams.

https://twitter.com/JoachimFahrun/status/1534464594667790336?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1534464594667790336%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Finstant-articles.com%2F

Të Fundit