Video/ Ariu ngjitet në shtyllën elektrike dhe nis të ‘fle’, energjia ndërpritet për 15 minuta – Stop
Bota

Video/ Ariu ngjitet në shtyllën elektrike dhe nis të ‘fle’, energjia ndërpritet për 15 minuta

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në SHBA, ku një ari, është filmuar duke pushuar në një shtyllë elektrike.

Autoritetet vendore, thanë se si pasojë, energjia në disa zona të qytetit është ndërprerë për të paktën 15 minuta.

Policia është njoftuar nga banorët, të cilët, janë habitur së tepërmi kur kanë parë ariun të fle, në shtyllën elektrike të tensionit të lartë.

Në mënyrë që kafsha të mos dëmtohej, kompania e energjisë elektrike, e ndërpreu atë për disa çaste, derisa u bë e mundur shpëtimi i tij.

Pas shumë mundimesh, ariu arriti të zbriste nga shtylla dhe vrapoi drejt habitatit të tij.

Fatmirësisht, sipas raportimeve, kafsha nuk është dëmtuar nga incidenti.

 

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *