U larguan nga lokali pa paguar dy birra, pronari qëllon dy klientët me “shotgun”

Një pronar restoranti në Francë ka qëlluar me armë në drejtim të dy klientëve, të cilët u larguan nga restoranti i tij pa paguar faturën.

Pronari i restorantit, i identifikuar si një 55-vjeçar është arrestuar nga policia dhe akuzohet për “atentat të dyfishtë”.

Sipas mediave të huaja, si pasojë e plumbave, një nga kolegët ka mbetur i vdekur, ndërsa tjetri, ka mbetur i plagosur lehtë.Pronari fillimisht u justifikua para policisë, duke thënë se qëlloi në ajër, por kamerat e sigurisë të lokalit, dëshmuan të kundërtën.

Të Fundit