Ngjarje tragjike/ Babai harron fëmijën në makinë dhe ikën në punë, 5-vjeçari vdes nga asfiksia

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kroaci.

Mediat e huaja shkruajnë se një djalë 5-vjeçar ka vdekur në mënyrë tragjike, pasi babai i tij harroi ta dërgonte në shkollë, duke e lënë të mbyllur brenda makinës për orë të tëra.

Tragjedia ka ndodhur të martën e 8 qershorit, ndërsa babai i djalit, është arrestuar nga policia. Mësohet se 34-vjeçari çdo ditë, dërgonte djalin në shkollë, e më pas ikte për në punë, por dje, bëri të kundërtën, e kësisoj harroi fëmijën brenda në makinë.

Babai u kujtua për djalin, vetëm kur nëna iku që ta merrte prej shkolla dhe nuk e gjeti atje.

 

Ajo telefonoi menjëherë burrin dhe në këtë mënyrë ai e kuptoi se çfarë kishte ndodhur. Ai vrapoi drejt makinës ku gjeti djalin e tij të pajetë. 34-vjeçari u tha hetuesve se ai besonte se ai mendonte se e kishte çuar fëmijën në shkollë.

 

Nuk dihet nëse fëmija kërkoi ndihmë, por makina ishte në një parking të izoluar dhe xhamat e makinës gjithashtu ishin të errët.

Të Fundit