Vendimi i “Apelit” për vulën e PD, reagon Alibeaj: Një ogur i mirë për demokratët

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar dje në rrjetet sociale pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Ai e quan vendimin një ogur të mirë për demokratët, që sipas tij, kanë kaluar 1 vit të vështirë. Deputeti shton se demokratët duhet të jemi më të bashkuar se kurrë për t’u përballur me regjimin e Edi Ramës. Alibeaj fton të gjithë demokratët që të lenë mënjanë pakënaqësitë dhe të jenë bashkë në përballjen e 14 Majit.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit vjen si një ogur i mirë për demokratët, që prej më shumë se 1 viti po kalojnë një periudhë të vështirë. Kjo është dita kur të gjithë ne, demokratët duhet të jemi më të bashkuar se kurrë për tu përballur me regjimin e Edi Ramës dhe të lëmë mënjanë grindjet dhe mosmarrëveshjet mes nesh të shkaktuara nga mentaliteti i vjetruar i politikës shqiptare. Ftojmë të gjithë demokratët që të lenë mënjanë pakënaqësitë dhe të jemi bashkë në përballjen e 14 Majit. Me kandidatët më të mirë që nuk vendosin interesin personal të askujt mbi interesin e demokratëve. Nuk është ditë triumfi për askënd. Është ditë reflektimi i thellë, për ato që kemi kaluar dhe për të përballuar të ardhmen, që nuk është e thjeshtë, por as e pamundur. Për t’u dhënë shqiptarëve #ditë më të mira”, shkruan Alibeaj.

Të Fundit