STOP- EMISIONI 130 (Sezoni 8) 3 Mars 2023- Polici i merr patentën qytetarit, zhduket bashkë me dokumentin

Jemi në Elbasan për problemin e qytetarit Armando Kreka, të cilit, në datën 14 shkurt 2023, një polic i merr patentën pas një debati verbal. Kur ai shkon të marrë dokumentet e motorrit, nuk e gjen më policin. Pyet patrullat, në komisariat dhe nuk gjendet as patenta dhe nuk identifikohet as polici. Për javë Armando ka bërë kërkimet e tij dhe rrezikon të humbasë punën, pasi shpërdan porosi me motorr. “Stop”komunikoi me zëdhënësen e Drejtorisë Vendore të policisë Elbasan dhe në më pak se 24 orë u gjet patenta dhe e telefonuan të shkonte e ta merrte.

Në mbikalimin e Kavajës mbrojtëset anësore lëvizin, duke mos ofruar siguri për qytetarët dhe automjetet. Në autobusin e linjës Qendër-Kashar shihet televizor. Qendra shëndetsore Linzë është katandisur në një gërmadhë dhe shkrimi është bërë më lapustil e me dorë. Në Shkodër një qytetar tërheq pemën me motorr. Janë disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në studion e “Stop” në pjesën e parë.

Pak kohë më parë, në dhejtor 2023 transmetuam rastin e 14 vjecarit Leart Hasanllari, i cili vuante nga një sëmundje kockash dhe kishte gjithë jetën në karrocë. Nëna e tij tregoi për vuajtjet, që ajo dhe i biri kalojnë çdo ditë, për shkak të problemeve të Leos. Operacionet e tij kushtojnë 40.000 euro. “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” u solidarizuan me rastin dhe e nisën mblodhën shumën, duke e dërguar atë për ndërhyrjet e duhura në Turqi. Leo është kthyer i lumtur, pas realizimit me sukses të operacioneve.Nismës së emisionit “Stop” për të ndihmuar familjet në nevojë i është bashkuar “Abanian Boston Community”, një qendër në Boston, që ndihmon shqiptarët kudo, ku ata ndodhen. Ne shkuam në Shkozet, për të ndihmuar me veshje, ushqime, lodra disa familje me mundësi të kufizuara.

Të Fundit