E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!

Veliaj: Do hartojmë paketë financiare për studentët, t’u sigurojmë abone falas

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj dha lajmin e mirë se për studentët e kryeqytetit do ketë disa lehtësira, duke nisur nga abonetë falas.

Veliaj tha se Bashkia do të hartojë një paketë financiare mbështetëse e cila do t’i paraqitet Këshillit mbledhjen e radhës, me qëllim që të mbështeten studentët në këtë kohë krize ekonomike. Veliaj tha se propozimi është një lajm i shumëpritur nga studentët dhe që vjen në vitin kur Tirana mban titullin “Kryeqyteti Evropian i Rinisë”.

Propozimi ynë është të subvencionojmë edhe një pjesë të faturës së konvikteve. Vërtet studentët nuk janë rezidentë të Tiranës, por 9 nga 10 studentë qëndrojnë në Tiranë pasi mbarojnë universitetin dhe duke qenë se janë rritur kostot e konvikteve, do na duhet të marrim një vendim të rëndësishëm, të subvencionojmë të paktën gjysmën e faturës së konvikteve ose rreth gjysmën, për t’u siguruar që studentët të mos impaktohen nga kjo situatë. Gjithashtu, kemi marrë edhe disa propozime të tjera, mes të cilave aboneja falas për studentët, që gjatë kohës së krizës ata të mos preken, sidomos studentët që vijnë në Tiranë, ku kostoja është detyrimisht më e lartë se e një qyteti të provincës. Jemi duke bërë llogaritjet dhe në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak do të sjellim edhe disa paketa financiare që adresojnë këto situata”, u shpreh Veliaj.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Veliaj u ndal edhe në punimet për Unazën e Madhe, i cili tha se do të vijojnë. Ndërsa, u miratua Akt Marrëveshjen Tip “Për përfitimin e trajtimit përmes fondit të banesave nga poseduesit e ndërtimeve pa leje, që preken nga ky projekt dhe nuk përfitojnë dot nga legalizimi”.

Veliaj tha se miratimi i këtij akti është shumë i rëndësishëm për të ecur përpara me punimet e Unazës së Madhe të Tiranës. Kjo marrëveshje synon bonus qeraje 3 vjet për secilën nga familjet që preket dhe trajtim me banesë falas në një nga tre pallatet e reja që do të ndërtohen nga Bashkia e Tiranës për këtë qëllim.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑