Vdekja e Lear Kurtit, zbardhet dëshmia e mjekëve: Mbërriti i pajetë

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar marrjen në pyetje të mjekëve dhe infermiereve për vdekjen e Lear Kurtit.

6 pjesëtarë të bluzave të bardha, ditën e premte, kanë qëndruar 3 orë në prokurori.

Rezulton se Lear Kurti ka mbërritur pa shenja jete në spital. Mjekët kanë deklaruar se i kanë dhënë ndihmë mjekësore, por ka qenë e pamundur që i riu t’i mbijetonte plagëve.

Ndërkohë, sot ka nisur ekzaminimi i kamerave të spitalit pas dëshmisë së mjekëve të kartelës. Deri më tani mjekët rezultojnë pa shkelje ligjore.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, Lear Kurti ndërroi jetë mbrëmjen e 19 tetorit nga arresti kardiak që iu shkaktua si pasojë e overdozës, pasi gëlltiti qesen me kokainë. Dy efektivët e policisë që shoqëruan Kurtin, janë pezulluar nga detyra.

Familjarët akuzojnë policinë se kanë dhunuar të riun dhe se në trupin e tij kishte shenja dhune. Hetimet për këtë çështje vijojnë.

Të Fundit