Vau i Dejes/ gazetarja e “Stop” kyc ne zyre drejtorin e OSHEE-se. – Stop
Të Gjitha

Vau i Dejes/ gazetarja e “Stop” kyc ne zyre drejtorin e OSHEE-se.

Jemi në fshatin Paçram të Shkodrës, në Vaun e Dejës, për një problem të qytetarit Artan Matia. Ky i fundit në mars 2018 është mbifaturuar në vlerën rreth 2 milionë lekë të vjetra. Si të mos mjaftonte kjo, mbifaturimet kanë vazhduar deri në shtator 2020. Sahati shënon matje të ndryshme nga faturat, duke rënduar pa të drejtë Artanin. Pas shumë ankesave pa zgjidhje, thotë, se alterantiva e fundit i ka mbetur “Stop”-i.I drejtohemi OSHEE-së së Vaut të Dejës dhe takojmë përgjegjësin Tom Zhuri, i cili mjaftohet të thotë, se ankesa e Artan Matias, do të marrë përgjigje.Në sektorin e Kujdesit ndaj klientit zbulojmë, se nga viti 2018 deri në 2020-ën, qytetari është faturuar sipas dëshirës së lexuesit të sahatit.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *