Në 8 mars transmetuam një denoncim nga Vlora. Demir dhe Donika Jazo, treguan, se në nëntor 2021 i kanë dhënë makinën tip “fiat punto” shtetasit Gentjan Merkaj. Ky i fundit në dhjetor 2021 ka bërë aksident në Elbasan. Demiri tha, se për këtë aksident ka marrë 1000 euro dëmshpërblim, por Gentjan Merkaj nuk i ka kthyer mjetin dhe nuk i përgjigjet. Ne shkuam te banesa e këtij të fundit dhe takuam të atin, i cili me arrogancë, tha, se i biri desh humbi jetën, ndërsa Demiri kërkon para e makinë.Më pas iu drejtuam Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të transportit rrugor, ku drejtuesi Nimet Dapaj na tha, se që të frenohet shtimi i taksave, duhet bërë denoncim i humbjes së dy targave dhe dokumenteve të makinës. Në këtë mënyrë bëhet cregjistrimi i automjetit. Ndërkohë duhen paguar taksat e 2022-shit dhe 3 muaj të 2023-shit.Pas transmetimit të këtij rasti, marrim lajmin e mirë, që makina është kthyer dhe palët kanë rënë dakord për pagesën, që do i bëhet të dëmtuarit Demir jazo.
- +355 67 220 8888
- [email protected]