Më 19 janar 2018 transmetuam rastin e një familjeje me 5 anëtarë në Linzë. Kësaj familjeje, si pasojë e rrëshqitjes së dherave, iu dëmtua banesa, ndaj e futën në një bunker. Por ne u interesuam me kryetarin e njësisë Dajt, Kujtim Qefalia, dhe e strehuam familjen në një shkollë jashtë funksionit, ku qëndruan për 5 vite rresht.Po cfarë ka ndodhur sot me këtë familje? Shedija Noka, nënë e 3 fëmijëve shprehet, se kërkon të lëvizë, nga shkolla, pasi kushtet nuk janë të mira dhe tërmeti e ka dëmtuar këtë ndërtesë. Ne intersohemi sërish tek Kryetari i Njësisë Administrative Kujtim Qefalia, i cili na tha, se familja Noka, pasi aplikoi si familje e dëmtuar, u shpall fituese për rindërtim. Por inxhinierët dhe gjeologët konstatuan, se aty nuk mund të rindertohej, sepse do binte terreni sërish. Ai thotë, se me vendim të Bashkisë së Madhe, kjo famije dhe 7 të tjera në njësinë Dajt, do të pajisen me banesa sociale.
- +355 67 220 8888
- [email protected]