E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar! I mbylli gazetarët e Stop në zyrë, kameramani u godit! Tani noterja në burg Vëllai e denoncoi në Stop, tani përfundon në gjyq! 11.7 milionë lekë dhe firma të falsifikuara U shkarkua nga Veliaj nga drejtimi i Kopshteve dhe Çerdheve, reagon Zhaneta Beqiri U ekzekutua në oborrin e banesës, Policia reagon për atentatin në familjen Hasani, gjendet e djegur makina e autorëve STOP-EMISIONI 52(Sezoni 12) 20 Nentor 2026-E pabesueshme, femije kopshti e filloreje bejne 2 km ne rruge makine per te shkuar ne shkolle STOP-EMISIONI 51(Sezoni 12) 19 Nentor 2026-Denoncime per mashtrim e falsifikim, ne pranga noterja Haxhiu dhe dy zyrtaret bashkepunetore Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi! 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident, plagosen edhe 3 fëmijë “Seksi më i shtrenjtë që nga koha e Helenës së Trojës”, senatori amerikan tallet me skandalin e shefit të Nvidia-s: Shpresoj ta ketë shijuar Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme

Vaksinat e gripit do të jenë falas, Manastirliu: 368 mijë doza në dispozicion të grupeve më të rrezikuara.

Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 368 mijë doza të vaksinës kundër gripit të cilat do të jenë në dispozicion të grupeve më të rrezikuara, duke nisur personeli shëndetësor.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga Poliklinika Qendrore në Tiranë, ku inspektoi nisjen e procesit të vaksinimit kundër gripit, tha se ky ka qenë rekomandimi i ekspertëve në hartimin e strategjisë, ku mbrojtja nga virozat përmes vaksinës kundër gripit ishte një nga elementët kryesorë të parandalimit.

“Bazuar edhe në rekomandimin e ekspertëve, ne ja kemi dalë të financojmë në kohë dhe të sigurojmë 368 mijë doza vaksinash, sasia e parë e të cilave ka mbërritur dhe ka nisur të shpërndahet në qendrat shëndetësore, me qëllim vaksnimin e kategorive të riskut, duke filluar nga personeli shëndetësor, duke vijuar me mësuesit, edukatorët, duke vazhduar me të sëmurët kronikë, me ata mbi 65 vjeç, fëmijët. Dua të theksoj se do të jenë qendrat shëndetësore që do të organizojnë punën për vaksinimin e popullatës së rrezikuar.

Ato kanë bërë listën e personave të riskut. Kontingjenti i parë i vaksinës tashmë ka mbërritur. Në fillim do të vaksinonet, peroneli mjekësor dhe në vijim deri në nëntor do të vazhdohet me serinë tjetër të vaksinave që do të mbërrijnë”, tha ministrja.

Përgjegjësja e Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini, tha se nga vaksinimi do të përfitojnë disa grupe risku dhe në këtë situatë të shkaktuar nga COVID19, vaksinimi do të jetë një masë parandaluese që këto grupe risku të mos infektohen nga virozat që qarkullojnë meqënëse qarkullojne paralelisht me COVID19.

Programi i vaksinimit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, këtë vit nis më herët se çdo vit, si pjesë e strategjisë vjeshtë-dimër për përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë së COVID-19.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑