Vajza i telefonon nënës e shqetësuar pas tërmetit në Itali, kuptoi se e moshuara kishte ndërruar jetë dy muaj më parë

Tërmeti që goditi Italinë mëngjesin e sotëm, ka nxjerrë në dritë një ngjarje tragjike. Një vajzë menjëherë pas tërmetit telefonoi nënë e saj që jetonte në Ankona për ta pyetur nëse ishte mirë, apo nëse kishte pësuar dëmtime nga tërmeti, por nuk mori asnjë përgjigje.

E alarmuar nga situata dhe nga frika në mos mamanë e saj e kishte gjetur ndonjë gjë e keqe, vajza ka kërkuar ndihmën e policisë.

Në momentin që policia shkoi në banesën e të moshuarës, e gjeti 78-vjecaren të pajetë.

Ajo që e bën edhe më ironike këtë situatë të rëndë është se e moshuara kishte ndërruar jetë dy muaj më parë.

Mund të quhet dramë e vetmisë, ajo që ndodhi në Ankona, ku trupi i 78-vjeçares u gjet i pajetë në banesën e saj në gjendje të avancuar dekompozimi. Mjeku ligjor hodhi hipotezën se vdekja ka ndodhur në të paktën dy muaj më parë: askush në këto javë të gjata nuk e ka kërkuar gruan apo nuk e ka vënë re mungesën e saj, raportojnë mediat e huaja.

Është dashur tërmeti i mëngjesit të sotëm, për të vënë re vdekjen e së moshuarës. Fillimisht telefonatat e gjata pa përgjigje nga vajza e saj, më pas telefonata në urgjencë. E moshuara me origjinë nga Vallo della Lucania, në provincën e Salernos, jetonte prej vitesh në Ankona, në qytezën Marche. Ajo jetonte e vetme në banesën e saj ndërsa vajza e vetme jetonte larg.

Të Fundit