Berisha-qeverisë: Në 12 Nëntor qytetarët do t’ju bëjnë gjyqin

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar Qeverinë Rama për abuzime me vjedhje dhe abuzime me buxhetin e shtetit gjatë 9 viteve të qeverisjes.

Duke diskutuar në Parlament për projekt-buxhetin e vitit 2023, Sali Berisha tha se të ardhurat e mbledhura nga taksat e rritura nuk kanë shkuar për rritje rrogash e pensionesh.

“Ju rritët taksa. Rritja juaj e taksave në këto vite shkon mesatarisht 500 milionë Euro në vit. Në total shkon 4.5 miliardë Euro. Ku janë këto? Ku shkuan këto para? Në qoftë se me 500 milionë Euro taksa në vit më pak me një borxh në 8 vite vetëm 320 milionë kundër 530 milionë që morët ju në vitet tuaja, u ndërtuan 11 mijë kilometra rrugë, u ndërtuan 11 vepra impiante të përpunimit të ujërave të zeza, u ndërtua Shqipëria Dixhitale, u ndërtuan me dhjetra e dhjetra me qindra rrjete kanalizimesh dhe ujësjellësash, u dyfishuan rrogat, u dyfishuan pensionet. Po çfarë u bë? Ku shkuan miliardat tuaja? Ku avulluan ato? Rrogat nuk u rritën, pensionet nuk u rritën. Asnjë punë tuajën nuk u tregoni shqiptarëve. Të gjitha janë vazhdime të punëve që ishin në ndërtim e sipër. Por ju ndërtuat 7 km autostradë nga Iba në Farkë me çmime dy herë më të shtrenjtë se sa kilometrin e tunelit të Krrabës. Po si i ndërtuat? Vodhët me thes. Ju s’keni një objekt të vetëm t’u paraqisni shqiptarëve në 9 vite. Nuk mohoj se përfundoi rruga Kardhiq-Delvinë. Por si përfundoi. 7 km e para u ndërtuan me 700 milionë Euro. Pas 9 vitesh shtoni dhe 60 milionë të tjera për t’i vjedhur se nuk jeni ngopur”.

Kryedemokrati akuzoi gjithashtu qeverinë se ka falimentuar bizneset shqiptare.

“E morët vesh ku shkoi ai nga Parlamenti? Në Tropikal se do merret me zgjedhjen e ekipit komvëtar ditën e buxhetit. Ai ka probleme të mëdha me këto vjedhje dhe sa herë përmendet paraja atij i dalin vjedhjet. Ky është buxhet katastrofe. Si arrini në këtë shkallë. Bizneseve u morët 500 milionë Euro në vit më shumë ndaj nga 210 mijë në 107 mijë sot. I falimentuat njëra pas tjetrës. Me paratë e tyre frytë një nomeklaturë të cilën Shqipëria s’e ka patur kurrë të tillë. Çfarë iu bëtë ju shqiptarëve në pandemi? Çfarë ndihme u dhatë ju? Çfarë ndihme u dhatë bizneseve ju për Covidin, për naftën, për çmimet? Zero, u ofroni taksën 17%. Të gjithë do jenë t’u bëjnë gjyqin më datë 12 në Tiranë. Boll është boll. A janë të vërteta këto? Ja, e ulin kokën. Mendojnë se nuk i shohin në televizor. Këta vjedhin në zinxhir. Na thoni pak për rrugën Qafë Plloçë-Qukës që u del mosbashkimi me metra të tëra. Se vidhni dhe vetëm vidhni”.

Kryetari i Partisë Demokratike bëri akuza në adresë të qeverisë edhe për një marrëveshje me Italinë.

“E dini ç’kanë bërë së fundmi? I kanë premtuar Italisë me shkrim se do të votojnë për ekspozitën botërore në vitin 2030. I merr ryshfetin tjetër dhe i tërheq mbështetjen. Çfarë fytyre keni ju si qeveri? E kam burim të sigurt. Histori turpi. Ja keni dhënë me shkresë një vendi në të cilin shqiptarët janë vetëm biznesmenë nga 15 mijë, nja 40 mijë kryejnë studime. Kënaqeni me ryshfetin në xhep dhe e anuloni”.

Sali Berisha akuzoi sërish Kryeministrin Edi Rama për shpenzimet e udhëtimeve të tij me avion

Të Fundit