Jo blerje më lekë në dorë, të gjithë me llogari bankare, shteti do mbulojë kostot

Pagesat elektronike do të zëvendësojnë blerjet me lekë në dorë. Ky është plani Qeverisë me Bankat, i cili do të bëjë të mundur që të gjitha shtresat e shoqërisë të përfshihen në këtë skemë gradualisht.

“Tashmë mund të themi që pagesat me bankë gjithnjë e më shumë po bëhen pjesë e përditshmërisë së shqiptarëve, konkretisht volumet e pagesave me kartë janë rritur ndjeshëm sidomos në 5-vjeçarin fundit”, tha guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se po punohet për sa me pak cash ne ekonomi, si dhe që çdo shërbim në portalin e-Albania të paguhet përmes sistemit bankar.

Përdorimi i parave në formë elektronike është një formë e mirë që lufton informalitetin, por nga ana tjetër mungesa e mjeteve dhe edukimit kërkon kohë dhe kosto shtesë drejt kësaj rruge.

Të Fundit