Imzot Angelo Massafra ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjeve.
Ai tha se uron të ketë paqe në Ukrainë, Palestinë si dhe të zgjidhen problemet që janë regjistruar së fundmi në Kosovë.
“Çdo kohë ka vështirësitë e veta, por duhet të gjejmë guximin që të ecim përpara. Kemi nevojë të ndërgjegjësohemi që Zoti të na japë shpresë. Kënaqësia e njeriut është që të veprojë dhe të bëjë mirë. Jezusi donte që të jetonim në paqe. Të kemi paqe në Palestinë e në Ukrainë. Më lejoni t’i lutemi zotit të zgjidhen me dobësi problemet në Kosovë.”- tha ai.