‘Krishti u lind’, gjatë meshës Papa dënoi urinë njerëzore për pasuri e pushtet

Papa Françesku ishte mes 7000 besimtarëve që kremtuan të shtunën në mbrëmje meshën e Krishtlindjes në Bazilikën e Shën Pjetrit.

GJatë meshës Ati i Shenjtë dënoi “urinë njerëzore për pasuri dhe pushtet”, duke iu referuar me sa duket luftës në Ukrainë dhe konflikteve të tjera. Papa Françesku, 86 vjeç, hyri në kishë në një karrige me rrota dhe qëndroi ulur pranë altarit.

Sot , Papa do të japë bekimin e Krishtlindjes Urbi e Torbi përpara besimtarëve nga e gjithë bota që mblidhen në Sheshin e Shën Pjetrit.

– Advertisement –
Ceremonia tradicionalet e lindjes së Krishtit u zhvillua me madhështi edhe në Kishën ku lindi Jezusi në Betlehem.

Si çdo vit qyteti mirëpret me mijëra pelegrinë që Krishtlindjen duan ta festojnë në tokën e bekuar.

Një pemë e madhe e Krishtlindjes me një yll në krye zbukuron sheshin përpara Kishës së Lindjes së Krishtit në Betlehem, tani një qytet i vogël në Bregun Perëndimor. Dhe me rikthimin e turistëve edhe eventet e organizuara në Betlehem ishin të shumta.

Të Fundit