Urdhër-arrest për Ervis Martinajn, kontrolle në banesën e të shumëkërkuarit

Me urdhër të SPAK është bërë një kontroll në banesën e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Për të ka një urdhër-arrest.

Edhe pse rezulton i zhdukur pa asnjë gjurmë nga viti i kaluar, për të ka një urdhër-arrest të ri.

9 gushti i vitit 2022 është dita kur familjarët e Ervis Martinajt humbën kontaktet me të afërmin e tyre. Prej orës 20:00 të asaj dite, ata nuk kanë kontaktuar me Martinajn edhe nëpërmjet personave të tretë.

Prokuroria e Kurbinit e ka regjistruar çështjen vetëm për akuzën e rrëmbimit.

Të Fundit