Ndahet nga jeta vëllai i Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Rama i dërgon mesazh ngushëllimi

Vëllai i presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan është ndarë nga jeta të enjten.

Pas vdekjes së Sheikh Saeed bin Zayed Al Nahyan u shpallën 3 ditë zie në vend ku flamujt do të qëndrojnë në gjysmështizë, duke filluar nga e enjtja, 27 korrik deri të shtunën, 29 korrik.

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar mesazh ngushëllimi presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë shkruan: Ngushëllimet e mia më të thella për Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartësisë së Tij Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan dhe familjes e miqve të tij të prekur nga ndarja nga jeta e vëllait të tij, Sheikh Saeed bin Zayed Al Nahyan Uroj që ata të gjejnë forcë dhe ngushëllim në kujtimet e të dashurit të tyre.”

Të Fundit