E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Aktualitet

Ulet fuqia blerëse e konsumatorëve, mungesë djathi në treg?

Hoxha: Nuk ndihet mungesa sepse ka rënie me 15-25% të fuqisë blerëse të konsumatorëve

Qumështi dhe nënproduktet e tij gjatë këtij vitit kanë pësuar rritje me rreth 40%, duke sjell ulje të fuqisë blerëse të konsumatorëve. Familjet konsumojnë më pak djathë për shkak të çmimeve të larta. Një kilogram djathë dele kushton 1200 Lekë nga 700 apo 800 Lekë/kg që ishte më parë. Një kilogram djathë lope nga 400 -500 Lekë/kg tashmë është 800-900 Lekë.

Rënia e fuqisë blerëse sipas përfaqësuesve të industrisë përpunuese të qumështit nuk ka bërë të ndihet mungesa e djathit në treg, e cila ishte paralajmëruar gjatë verës për shkak të reduktimit të lëndës së parë.

“Prej dy muajsh kemi rënie të fuqisë blerëse në produkte të caktuara 15%, por ka produkte që ka rënë 20 apo 25%. Rënia më e madhe e fuqisë blerëse është në të gjitha produktet, si në produktet e kosit dhe qumështit, veçanërisht në produktet e djathit”, ka thënë Donjaldo Hoxha nga shoqata e Industrisë së Përpunuesve të Qumështit.

Dy muajit e fundit kemi një rënie të fuqisë blerëse 15-25%…. Shqetësim për është rritja e çmimit të qumështit të freskët.

“Problematikat kryesore janë, çmimi shumë i lartë i qumështit të freskët që vjen nga fermerët, madje është çmimi më i lartë në rajon. Nëse do bëjmë një krahasim ne kemi një çmim prej 30-35% më të lartë sesa çmimi i qumështit që kemi në rajon, konkretisht në Serbi apo Maqedoni apo në Kosovë. Arsyeja pse ne kemi çmim më të lartë të qumështit, vjen për shkak të kostove të larta që kanë blektorët dhe fermerët shqiptarë”, ka thënë Hoxha.

Problematikë në këtë sektorë mbetet dhe informaliteti I cili ndikon dhe të vështirësitë që hAsin fermerët dhe kompanitë që përpunimit të qumështit.

“Në sektor vetëm 11-15%, e sektorit është formal, ndërsa e gjithë pjesa tjetër është informal. Rrezikohet siguria ushqimore dhe gjithashtu rrezikohet stabiliteti financiar i gjithë blektorëve dhe sektorit të përpunimit”, ka thënë Hoxha.

Gjatë vitit 2021 vendi ynë regjistrojë  ulje të ndjeshme të bagëtive me rreth 90 mijë krerë në krahasim me vitin 2020,  ndërkohë që rënia më e madhe ishte e deleve me rreth 58 mijë krerë më pak, kjo gjë rrezikon falimentimin e kompanive vendase por edhe fermerët.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑