U shkarkua nga Kuvendi, Meta: Pres me durim të bashkëpunoj me shumicën e re

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp pas shkarkimit të tij nga detyra nga ana e Kuvendit.

Gjatë konferencës Meta është shprehur se nuk ka asnjë shqetësim nga i Kuvendit duke e konsideruar vendimin e tij antikushtetues.

Teksa, ndër të tjera,  Presidenti shtoi se pret me qetësi e durim përfundimin e procesit të ankimimeve për 25 prillit, që të bashkëpunojë me shumicën e re.

“Siç e dini, pushtetin në gjithë territorin e vendit e kontrollon një parti. Nuk po ju lodh kokën as juve dhe as gjithë shqiptarëve, sepse të gjithë e dinë çfarë ka ndodhur. Nuk po japim shfaqje këtu se çfarë është deklaruar kundër Presidentit, por është një gjë tepër e qartë që gjitha shqetësimet e presidentit u verifikuan. Do ishte mirë të kishim pasur zgjedhje model, por e dimë shumë mirë të gjithë ata që duan ta dinë, se presidenti ka bërë çdo përpjekje për të parandaluar degradimin e standardit të zgjedhjeve.

Është për të ardhur keq që numri i denoncimeve zgjedhore para dhe pas procesit të zgjedhjeve është shumë herë më i lartë se në 2017.  Kjo ka ndodhur për shkak të mos hetimit të dosjeve të Dibrës e Shijakut, por edhe për shkak të sfidës që është bërë publikisht për të përsëritur tërmetin e Dibrës edhe në Vlorë, e gjithë Shqipërinë.

Nuk kam asnjë shqetësim nga akti antikushtetues i parlamentit njëpartiak. Unë pres me shumë qetësi e durim përfundimin e ankimimeve dhe të bashkëpunoj me shumicën e re, me opozitën e re, ne Parlamentin e ri, në respekt të Kushtetutës, për rivendosjen e llogaridhënies në të gjitha nivelet. Janë të gjitha mundësitë që kjo të vijojë në Kuvendin e ri”, tha Meta.

Të Fundit