Taulant Balla: Basha rizgjidhet prapë, s’besoj që s’do të pranojë bashkëpunimin

Në një prononcim për mediat ditën e sotme teksa foli për organizimin e Kongresit të Partisë Socialiste, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur dhe për objektivat e mandatit të tretë qeverisës së socialistëve një nga të cilat është edhe bashkëpunimi me opozitën.

Balla tha se nuk e beson që Basha do të refuzojë bashkëpunimin me mazhorancën, por fillimisht duket të kalojnë ‘ethet’ e së dielës që lidhen me procesin zgjedhor të PD për zgjedhjen e kryetarit.

Ne kemi mundësinë t’i identifikojmë çështjet që kemi dakortësi me PD. Kujtoj këtu disa reforma politike që edhe vetë kryetari i PD Lulzim Basha, që mesa duket do rizgjidhet prapë do kemi mundësi të ulemi e t’i çojmë përpara. Asnjë parti nuk e gjedh dot kundërshtarët e vet, duhet të pranosh atë që ke përpara, pra ditën që ke pretendime që do e zgjedhësh kundërshtarin vetë, atëherë shko bëje betejën diku tjetër.

Rruga e PD për të gjetur një kundërshtar në një fushë tjetër, le të shkojë por në këtë fushë intitucionale, që është Kuvendi, është PS, ne kemi gjithë dëshirën për të krijuar këto ura komunikimi. Është në vendimmarrjen e PD nëse dëshiron ose jo, këtë rrugë deri më tani e ka provuar e nuk e ka çuar asgjëkundi rrugën e bojkotit mos komunikimit e mos dialogut politik.

Të jeni të sigurt që pas kalimit të etheve të së dielës që lidhen me procesin zgjedhor brenda PD, se ka qenë një emsion “ethet e së premtes” por tani ethet e së dielës edhe Basha do e kuptojë që kundërshtari i tij politik jemi ne por në fund të fundit jemi shqiptarë e ajo që shqiptarët presin prej nesh është të ngreme një komunikim të ri që t’i përgjigjet pritshmërive të shqiptarëve në një vit kur Shqipëria ka nisur zyrtarisht dialogun, negociatat për tu anëtarësuar në BE. Kështu që bie poshtë ajo që thanë që zoti Basha nuk pranon. S’e besoj se nuk do pranojë”, u shpreh për mediat Balla.

Të Fundit