U përplas nga makina teksa udhëtonte me skuter/ Humb jetën 38-vjeçari shqipëtar në itali

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një shqiptari 38-vjeçar, baba i tre fëmijëve.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në via Tre Case në Tezze sul Brenta.

38-vjeçari ndodhej prej vitesh në Itali ku ishte pajisur dhe me dokumentacionin përkatës.

Altin Lekaj jetonte pranë vendit të aksidentit në Via Concordia, me  gruan e tij, gjithashtu e lindur në Shqipëri, por shtetase italiane, dhe  tre fëmijët e tyre të mitur, një 14 vjeç, një 13 vjeç dhe një 9 vjeç.

Lekaj  po udhëtonte përgjatë Via Tre Case në zonën komunale të Tezze për të arritur në zonën industriale të Stroppari. Me sa duket ai ishte duke shkuar për të punuar.

Në via Tre Case makina që ishte para tij frenoi dhe ai për të shmangur përplasjen ka dalë në korsinë e kundërt por në atë moment një audi ka kaluar përballë duke e goditur atë.

Ambulance shkoi në vendngjarej por ai nuk ju rezistoi plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Të Fundit