Dëshmia e tenistes: Trajneri më përdhunonte tre herë në ditë, “doja të vetëvritesha”

Ish- tenistja Angelique Cauchy ka zbuluar se është përdhunuar pothuajse 400 herë nga Andrew Gueddes, ish- trajneri i saj. Për këtë shkak, ajo tregon se ka dashur të vetëvritet.

“Kam menduar shumë herë të vras ​​veten”, tha ajo në dëshminë e saj në gjykatë. “Më përdhunonte tri herë në ditë. Natën e parë më kërkoi të shkoja në dhomën e tij dhe unë nuk e bëra, më pas ai erdhi në timen. Ishte më keq. Isha në burg, nuk dilja dot kur të doja”.

Më tej, ajo zbuloi se kryetari i klubit të tenisit mbrojti Gueddes për shkak të titujve të fituar. “Kur një grua u ankua te presidenti i klubit, përgjigja ishte ‘Po, por na sjell titujt”, shton ajo.

Gueddes është dënuar për përdhunim të fëmijëve. Ai nisi të stërvitte Cauchy në vitin 1999 kur ajo ishte 12 vjeç.

Të Fundit