Theu statujën e sapo restauruar me vlerë 150 milionë $, arrestohet turisti

Një turist irlandez u filmua theu një statujë të sapo rinovuar. Statuja ndodhej përpara një ndërtese të vjetër në Bruksel dhe ngjarja ndodhi vetëm një ditë pas hapjes së saj për publikun pasi kishte qenë në fazë restaurimi 3-vjeçare që kushtoi 150 milionë Dollarë.

Turisti mendohet të ketë qenë i dehur dhe u përpoq të hipte mbi statujën e luanit, krah së cilës ndodhet edhe një burrë me një pishtar.

Në momentin kur ai po zbriste nga statuja, theu pjesën e pishtarit.

Turisti u arrestua nga policia teksa ndodhej në një fast-food aty pranë dhe nuk e kishte idenë e dëmit që kishte shkaktuar.

Restaurimi i statujës mendohet të kushtojë rreth 19 mijë Dollarë dhe i është kërkuar turistit që të mbulojë shpenzimet.

Të Fundit