“Mbarova punë me ty”, greku vret 39-vjeçarin shqiptar për një vend parkimi.

Një 39-vjeçar shqiptar u vra mesditën e kësaj të premteje në Pire të Greqisë. Viktima, u qëllua me pushkë nga një 68-vjeçar grek. Sipas asaj që shkruan Protothema, banorë të shumtë dëshmuan ngjarjen tragjike. Shqiptari ishte baba i 3 fëmijëve dhe punonte në një parking, aty dhe ku ndodhi ngjarja tragjike.

Mbarova punë me ty”, mësohet se bërtiti 68-vjeçari pasi e qëlloi dhe vrau shqiptarin.

Dëshmitarë të ngjarjes, thanë se autori vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ata treguan se përpara se ta qëllonte për vdekje shqiptarin, palët ishin përfshirë në një zënkë. Shkak dyshohet se u bë fakti se autori kërkonte një vend të mirë në parking. Pas sherrit, autori shkoi lart në apartamentin e tij, mori pushkën dhe u kthye te parkingu duke e qëlluar 39-vjeçarin me gjakftohtësi.

“E vrau për një vend parkim”, tha një dëshmitar.

Ndërsa një grua cila e njihte autorin e ngjarjes tha se ai ishte problematik dhe debatonte shpesh me fqinjët për arsye banale. 68-vjeçari u arrestua nga policia greke, ndërsa hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë.

Të Fundit