U kap me mbi 20 ora luksoze, arrestohet në Rinas i riu amerikan

Një 23-vjeçar amerikan është vënë pranga në Rinas, pasi tentoi të kontrabandonte në vendin tonë veshje dhe aksesorë të ndryshëm me vlerë mbi 14 mijë dollarë.

Gjatë kontrollit në valixhet e këtij shtetasi, janë gjetur mallra të ndryshme që 23-vjeçari H. Z nuk i kishte deklaruar në doganë, siç përcaktohet me ligj.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshje dhe aksesorë të markave të ndryshme si ora dore, syze dielli, çanta etj, me vlerë rreth 14 mijë e 300 dollarë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit