U kap me 522 mijë €, pronari i autobusit: Paratë janë kursime të familjes

Zbardhet dëshmia e Elidon Çelës, pronarit dhe shoferit të autobusit në të cilin u kapën 522 mijë euro të padeklaruara, pak ditë më parë në Portin e Durrësit.

Çela është shprehur para hetuesve se nuk ka lidhje me grupet kriminale dhe se paratë janë përfituar nga bizneset që ka familja e tij.

“I kam paratë e familjes. I kam me fatura, sepse kam biznes familjar. Nuk kam lidhje fare me grupet kriminale, unë ushtroj aktivitet të pastër biznesi. Kemi mbi 10 vjet që angazhohemi si familje në këtë biznes të transportit të udhëtarëve. Për këto para mund t’ju vë në dispozicion faturat. Askush në autobus, veç meje, nuk ka pasur informacion për ato para”, u shpreh Çela.

Ky i fundit u arrestua së bashku me dy ndihmësit e tij, D. K., 36 vjeç, banues në Tiranë dhe A. C., 32 vjeç, banues në Elbasan.

Shuma e parave u gjet në pjesën e sipërme të autobusit, ku ishte fshehur në 6 qese plastmasi.

Të Fundit