U gjet e plagosur me armë zjarri, lëshohet në fluturim të lirë shqiponja e malit

Lëshohet në fluturim të lirë shqiponja e malit, simboli emblematik kombëtar. Kjo shqiponjë është gjetur e plagosur me armë zjarri përpara 2 muajsh në zonën e Skraparit, ku nuk ishte në gjendje të fluturonte.

Rehabilitimi i saj u bë i mundur në Parkun Kombëtar të Divjakës, ndërkohë që një tjetër veçanti është se, për herë të parë shqiponjës i vendoset një GPS.

Sipas specialistëve, do t’u japë një panoramë të plotë të dhënash se si jeton ajo, si ushqehet, në çfarë zone lëviz dhe sa territor bën të sajin, ashtu siç do të shihet nëse i kalon kufijtë e Shqipërisë apo jo.

Shpendë të tilla sipas specialistëve, vitet e fundit janë mjaft të rrezikuara nga persona që i gjuajnë me armë zjarri.

Të Fundit