U ekstradua nga Emiratet e Bashkuara Arabe, i shumëkërkuari Florenc Çapja mbërrin në Rinas

Florenc Çapja mbërrin në Rinas. Ai u ekstradua nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga personat më të kërkuar ndërkombëtarisht nga drejtësia shqiptare.

Ekstradimi i Çapjas është bërë i mundur falë shkëmbimit të informacionit operativ ndërmjet strukturave të specializuara dhe agjencive të huaja ligjzbatuese.

Çapja ndodhej në Dubai prej rreth 8 vitesh ku jetonte i pashqetësuar, ndërsa pas kthimit në Shqipëri do të vendoset në një burg të sigurisë së lartë për të vuajtur dënimin përjetë.

44-vjeçari Florenc Çapja është nipi i Ardian Çapjas, i cili është kreu i një grupi të njohur kriminal në qytetin e Elbasanit, i cili ka pasur përplasje me grupin e një tjetër personazhi të njohur të botës së krimit, Suel Çela.

Ai është i dyshuar për një sërë veprash penale, mes tyre porosi vrasjeje dhe përfshirje në aktivitete kriminale që shtrihen përtej kufijve të Shqipërisë. Çapja është i akuzuar nga SPAK si porositës i vrasjes në 2012 të babë e bir Nezir dhe Gentian Beqirit në Elbasan.

Të Fundit