U denoncua nga “Stop” procedohet penalisht punonjësi që shiti metadonin kundrejt parave, në kundërshti me ligjin

Pas transmetimit në emisionin “Stop” të rastit të shitjes së metadonit në kundërshtim me ligjin kundrejt 3 mijë Lekëve, janë referuar materiale në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 50-vjeçarin Fatmir Spahiu, punonjës i qendrës për shitjen e Metadonit në Berat.
50-vjeçari akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin”.
“Stop” denoncoi me mbrëmjen e djeshme mjekun Fatmir Spahiu, i cili jepte metadon me para, madje duke e shitur me shumicë te persona të caktuar, të cilët e rishesin më pas.

Të Fundit