Marrëdhënie seksuale për përfitim monetar, 15-vjeçarja kallëzon nënën e saj: Më nxiti të shkoja me disa persona

Një 37-vjeçare në Sarandë është proceduar penalisht pas kallëzimit nga vajza e saj se e ka nxitur të kryejë marrëdhënie seksuale me disa persona me qëllim përfitimin e parave.

Policia thotë se 37-vjeçarja me iniciale E.M. po hetohet në gjendje të lirë. 15-vjeçarja tregon se e ëma e nxiti të kryente marrëdhënie me disa persona.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasen E. M., 37 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka kallëzuar vajza e saj 15 vjeçe se kjo shtetase e ka nxitur të kryejë marrëdhënie seksuale me disa shtetas, për të përfituar para”.

Të Fundit